Intervista
 Reklama
Strategjia
7 Pyetje
Përgjigjet
6 Gabimet
Le të flasim për para
Gabimet Kapitale


Gjashtë gabime të përsëritura gjatë fjalimeve

Ti mund të kesh besim në atë që ke shkruar në letër apo në atë që ke veshur, por nëse mendon ta mbyllësh me sukses intervistën, pamja nuk mjafton. Mënyra se si flet është disa herë më e rëndësishme. Shumë kërkues pune gabojnë gjatë fjalimeve të tyre duke humbur shanset për gjetjen e një pune. 
Më poshtë po paraqesim gjashtë gabime linguistike dhe mënyrën për t’i përmirësuar ato, me qëllim sukesin e intervistës tuaj:

  1. Pasthirrmat: Fjalët parazite si ‘ëm’, ‘ah’, ‘e di…’, ‘OK’ ‘nejse’ ose ‘sepse’ tregojnë shenja nervozizmi. Një strategji e mirë është të mendoni para se të flisni, duke bërë pauza të shkurtra dhe frymëmarrje në rast se keni humbur fillin e mendimeve. Çdo njeriu i lejohet nje ‘ëm’, por mos e përdorni në fillim të çdo fjalie. 
  1. Intonacioni: Një rritje e intonacionit në fund të çdo fjalie krijon një përshtypje të keqe, dhe e bën atë që thoni të ngjajë si pyetje, ndërkohë që duhet të dukeni i bindur. Ju duhet të flisni me bindje kur të jeni duke shitur veten në një intervistë. Ule intonacionin e zërit kur të jesh duke mbyllur fjalinë, që të mos ketë keqkuptime.
  1. Gabime gramatikore : Ai që ju interviston mund të dyshojë mbi arsmimin tuaj nëse bëni gabime gramatikore apo flisni në zhargon a dialekt. Sigurohu që flet me fjalë të plota, në kohët e duhura të foljeve etj. Intervista nuk është momenti i duhur për të folur në mënyrë informale, apo me shprehje dialektore.
  1. Frazeologji e paqartë: Bashkimi i fjalëve ose heqja e mbaresave të tyre zbeh qartësinë e mesazhit tuaj. Për të evituar fenomene të tilla flisni ngadalë gjatë intervistës. Bëj një listë të fjalëve ku gaboni më shpesh në të folur, dhe praktikojini përpara intervistës.
  1. Shpejtësia e fjalimit: Një fjalim i shpejtë është shumë i vështirë për t’u ndjekur, dhe ata që flasin shpejt duken nervozë. Ule shpejtësine duke marrë frymë thellë përpara se të përgjigjesh. Për të evituar vrapin dëgjo pyetjen, pastaj numëro me vete deri në pesë para se të përgjigjesh. Kur mbaron një fjali, numëro dhe një herë, para se të rifillosh. Mos u tremb nga heshtja. Pauza është një teknikë e mirë komunikimi. Sidoqoftë, personit që ju interviston i duhen disa minuta për të perpunuar atë që i thoni.
  1. E folur e ulët : Fjalët e zbehta ulin besimin dhe pozicionin tuaj. Kur e mbushni fjalimin me shprehje si : ‘shpresoj’, ‘mbase’, ‘ më duket’, ‘ashtu si’, mesazhi që jepni do të tregojë mungesë vetbesimi. Përdor fjalë të fuqishme si : ‘kam besim se’, ‘rezultatet e mia të larta tregojnë që’, ‘mbaj pozicion të tillë’, ‘rekomandoj’, ‘qëllimi im është’. Gjuha që përdorni i jep intervistuesit një ide të nivelit tuaj të vetbesimit, dhe bindjeve tuaja.

Përfundim

Ju nuk keni pse merrni kurse diksioni për të folur mirë. Thjesht flisni ngadalë, merrni kohë për të shqiptuar mirë fjalët, dhe lërini dialektizmat në shtepi. Kompanitë duan njerëz që dinë të flasin dhe artikulojnë mirë.


Development Market Place - WorldBank
Mbështetur nga :
Banka Botërore  
Levizja MJAFT!  
Mjaft Foundation  
Banka Boterore Mjaft Mjaft Foundation