Gabimet kapitale gjatë një interviste
Mos harro të mbyllësh celularin !
…Të mos kesh studiuar kompaninë në të cilën po aplikon
Gjithmonë bëj një kërkim mbi kompaninë dhe atë që ju interviston. Përdor internetin, gazetat, revistat që mund të flasin për biznes, dhe shoqeritë tregtare për kërkimin tuaj.
Intervistuesit mund t’i bëjë përshtypje që ju keni marrë mundimin të bëni kërkime mbi kompaninë e tij, dhe kjo ju intereson. Trego çfarë ke zbuluar nëpërmjet bisedave dhe mos harto nje listë me dokumenta apo referenca.
…Të kritikosh kolegët dhe punëdhënësin e mëparshëm
Është e rëndësishme të mbani shkëmbimin e informacioneve në një nivel sa më pozitiv të mundshëm. Ai që ju interviston nuk do që ju të sillni me vete asnjë energji negative, nga e kaluara. Gjithashtu intervistuesi nuk duhet të mendojë se ju do të jeni më kritik se ç’duhet për të apo organizatën e tij.
Të kritikosh drejtuesin tënd të mëparshëm shihet si një problem serioz në sjellje. Pyeteni veten: do t’ju pëlqente të punonit me njerëz që në mënyrë konstante shajnë të tjerët? Kështu ankesat tuaja për drejtuesit apo punën do të duken si mënyra juaj standarte e të menduarit. Do të dukeni keq ju, dhe jo punedhënësi juaj.
Edhe nëse e keni urryer drejtuesin e mëparshëm, diskuto vetëm për anët pozitive të punës së mëparshme. Nëse të duhet të përmendësh një eksperiencë negative, tregoje në menyrë që të duket sikur ti ke marrë diçka pozitive nga ajo eksperiencë. Kështu tregon se arrin të kthesh problemet në avantazh.
…Të flasësh për gjëra personale apo shtëpiake
E para, sa i rëndësishëm është ky informacion për atë që do t’ju marrë në punë, për punën që mund të bëni? E dyta, duke folur për të tilla argumente do të merzitni intervistuesin tuaj, duke treguar mungesi cilësish dhe fokusimi.
…Të lexosh nga CV-ja jote apo nga shënimet tuaja
Duhet të jesh aq konfident të diskutosh dhe të zgjerosh aftësitë dhe arritjet e tua rrjedhshëm pa patur nevojë për mbështetje suplementare. Sidoqoftë, ju mund t’i referoheni disa pyetjeve të parapërgatitura në fund të intervistës.
…Të debatosh
Nuk është e këshillueshme të grindesh me intervistuesin, edhe pse ndjen se kishe të drejtë. Bëhu sa më tërheqës që të jetë e mundur pa sfiduar intervistuesin në asnjë lloj mënyre.
…Të flasësh shumë
Evito përgjigjet e gjata në intervista. Kujdesu që përgjigjet e tua të përkufizojnë që puna është ajo e duhura për ty, gjithashtu trego që je i kujdesshëm ndaj përgjigjeve që merr.
…Të përpiqesh t’ia hedhësh
Mos u mundo të hiqesh ndryshe nga çfarë je ne të vërtetë. Përgatitu për intervistën duke u pergatitur të diskutosh vende specifike pune, dhe qartëso sukseset e mëparshme.
…Të rrëfesh hilet
Çdonjëri duhet ta presë atë pyetjen e shëmtuar: ‘Cilat janë dobesitë e tua?’ Mos moho të kesh të tilla, por mos trego asnjë shembull praktik nga dështimet e mëparshme.
…Të jesh vulgar
Nëse mendoni se keni qenë vulgar atëherë kërkoni të falur në mënyrë të qetë. Lëreni pas këtë gjë, dhe vazhdoni me intervistën tuaj. Çfarë është ‘vulgare’? Kjo varet nga audienca. Hiqni dorë nga të bërit shaka për tema sensitive, dhe mos u mundoni të bëheni shumë të afërt me intervistuesin, i sjellshëm dhe miqësor mjafton. Nga ana tjetër ju nuk jeni duke pirë kafe. Kështu që qëndroni si profesionist.
…Të dukurit shumë nervoz, ose shumë konfident
Nëse do të paraqiteni shumë nervoz, intervistuesit do të mendojnë se nuk jeni aq konfident sa duhet për të fituar vendin e punës. Nga ana tjetër, të dukesh shumë konfident do t’i bëjë ata të mendojnë që nuk pershtateni me skuadrën.
…Të lësh një përshtypje të parë të dobët
Fatkeqësisht, nuk ka rëndësi se sa shumë përpiqet intervistuesi, shumë nga vendimet negative krijohen në minutat e para të kontaktit. Nëse lini një impresion të fortë, intervistuesi do të jetë më i gatshëm të anashkalojë ‘jo-perfeksionin’ në përgjigjet tuaja.
Sigurohu që veshja të jete më e përshtatshmja, dhe që keni kontrolluar për mënyrat më të reja të të intervistuarit.
|