Strategjia e Nervave Zero
Si të evitosh stresin përpara një interviste
Shumica e njerëzve kanë frikë nga intervistat e punës dhe nga nervozizmi që ato shkaktojnë.
Ata përjetojnë netë të tëra pa gjumë. I shohin intervistat e punës si pyetje në hetusi.
Në të vërtetë, intervistat e punës vlejnë për ju po aq sa dhe për vete kompanitë.
Kompanisë i jepet mundësia të njihet me ju, por nga ana tjetër, kjo është dhe një mundësi që ju paraqitet për të vendosur nëse doni të punoni për ta.
Duke e parë në këtë këndveshtrim do të mund të relaksoheni dhe të rimerrni nën kontroll situatën. Automatikisht kjo do t’ju rrisë vetbesimin.
Stresi është një nga faktorët kryesorë që ndikon negativisht të një intervistë pune. Nëse jeni shumë nervozë nuk do të mund të zhvilloni një intervistë të suksesshme.
Lajmi i mirë është që ekzistojnë disa hapa të thjeshtë të cilët mund t’ju ndihmojnë.
Hapi 1: Tregohuni të sigurt në forcat tuaja
Edhe nëqoftëse nuk jeni të sigurt, përpiquni të projektoni siguri.
Mendimet e kthjellta dhe mënyra se si qendroni dhe mbani trupin ndikojnë në një intervistë pune.
Bëni ç’është e mundur për tu ndjerë të sigurt, pa u dukur arrogant.
Provoni të bëni një simulim:
Sikur të ishit vërtet nervoz, si do të uleshit? Do të lekundeshit duke parë dyshemenë? Nëse po, ndërroni pozicion per të gjetur nje qëndrim që projekton siguri. .
Hapi 2: Buzëqeshni!
Gjëja më e rëndësishme që mund të bëni për tu relaksuar përpara një interviste është të buzëqeshni!
Mund të duket e kotë, por gjatë një buzëqeshjeje lëshohet endorfine, e cila është hormoni kryesor përgjegjës kundër stresit.
Kështu, nëse filloni intervistën të tensionuar, merrni frymë thellë, nxirreni frymën ngadalë dhe buzëqeshni.
Keni për ta ndierë ndryshimin dhe do t’i jepnit vetes një avantazh në krahasim me të intervistuarit e tjerë.
|