Le të flasim për para.
Ti je në një intervistë dhe koha po mbaron. A duhet të permendësh lekët? Këtu jepen disa këshilla nga ekspertë për etiketën që duhet përdorur kur flitet për rrogën gjatë një interviste.
Kur?
Nëse flisni për paratë, sapo të ketë filluar intervista do të lini përshtypjen se nuk ju intereson asgjë tjetër veç parave. Prisni deri në intervistën e dytë apo të tretë. Në atë moment ju do ta keni marrë vesh sigurisht që ata janë të interesuar për ju, dhe do të mund të negocioni nga një pozicion fuqie.
Lëre punëdhënësin ta sjellë bisedën rreth temës. Jepni përshtypje të gabuar nëse thoni: “Ç’kemi, unë vlej X”. Nëse intervista ka shkuar mirë dhe ju nuk keni biseduar ende për pagesën tuaj, është mire të flisni në momentin kur përshendeteni me punëdhënësin. Nuk është mirë të negocioni me telefon, pasi nuk mund të shohësh reagimin e gjesteve të tjetrit.
Duhet të kesh dijeni mbi vlerën tënde në market. Krijo një ide mbi kompensimet dhe benefitet që njerëzit e moshës dhe eksperiencës tënde marrin në përgjithësi.
Krijo një ide për rrogën tënde. Ju duhet të keni një limit dhe një maksimum ku do të filloni negocimin. Mos fillo me ofertën tënde finale por në të njëjtën kohë as me një shifër të ekzagjeruar, për ta ulur më pas. Kujtohu që je duke u marrë me një punëdhënës që nuk do të ndihet sikur ti po luan me ta. Benefitet ekstra si makinat, pensionet nga kompania, sigurimi per shëndetësinë, gjetja e shtëpisë, bonuset dhe kartat e udhëtimeve mund të shtojnë në peshë. Kështu përpara se të fillosh proçesin e negocimit, sigurohu që i ke kuptuar të gjitha ofertat që mund të të jenë bërë, dhe që janë të vlefshme për ty.
Kërko për një përmbledhje sa më shpejt. Strukturo një marrëveshje që ndan rreziqet. Punëdhënësi nuk do të të paguajë shumë derisa të të ketë njohur. Gjithashtu, kur të kesh dhënë prova për veten do të arrish një rishikim të rrogës, kështu që kujdesu dhe për këtë fakt që duhet përfshirë në marrëveshjen tënde. Përpiqu për një rritje rroge pas gjashtë muajsh, ose pas një viti.
Përcakto se sa nevojë ka punëdhënësi për ty. Duke ditur që je i vetmi njeri që mund ta bëjë një tip pune, ose që refuzimi yt i punës mund ta dëmtojë kompaninë, e kjo rrjedhimisht do ti sillte humbje, jeni në një situatë të privilegjuar. Kështu sigurohu për rolin tënd në kompani para negocimit. Nëse kompania thjesht po zëvendëson dikë që ka ikur, atëherë është e vështirë që ata të negociojnë për rrogën. Por nëse është vend i ri, që po krjohet, pazari mund të jetë me shumë përfitim, pasi kompania ende nuk e di se për kë ka nevojë dhe sa vlerë mund të shtojë ky person tek kompania e tyre.
James Hobson, consultant, Damont Resourcing
Merr kohën tënde. Kujtohu që nuk duhet të japësh përgjigje të pamenduara, kërko disa orë kohë ose një natë të tërë për tu menduar
Robyn Hoëard, consultant, Robert Ëalters
Merr çdo gjë të shkruar. Duhet të jesh shumë i qartë për marrëveshjen tënde. Mos e merr kurrë lehtë një situatë të tillë. Sigurohu që çdo gjë është e shpjeguar qartë për të dyja palët dhe që çdo gjë është e shkruar, kështu nëse gjërat ndryshojnë për kompaninë, ti e di se ku qëndron.
|