Fjala e mirëseardhjes!
Mungesa e informacionit dhe transparencës në proçesin e punësimit përbën një nga problemet kryesore me të cilin përballen kompanitë shqiptare, institucionet, grupet jo-fitim prurëse dhe sidomos individëd e interesuar për punësim. Fondacioni Mjaft me mbështetjen dhe financimin e Bankës Botërore vendosi ti përgjigjet kësaj nevoje, duke ofruar mundësi karriere dhe akademike në një hapsirë të vetme (domain) që shërben si “Qënder Pune Virtuale” e hapur për të gjithë. Në këtë kontekst, websiti është konceptuar të funksionojë si një zyrë e vertetë e cila ofron jo vetëm mundësi punësimi, por dhe stazhe, bursa, trainime për të gjithë shqiptarët, brënda dhe jashtë vendit. Ky sistem inkurajon një proçes transparent dhe efikas punësimi, ku kompanitë kursejnë koston e reklamimit dhe zgjerojnë mundësinë e përzgjedhjes nga një numër i madh kanditatësh si brenda dhe jashtë vendit. Kjo e fundit jo vetëm ofron përfitim të dypalshëm si për kandidatët dhe për kompanitë por gjithashtu mbështet një iniciativë thelbësore për zhvillimin e vendit, rikthimin e trurit. Ne jemi të angazhuar të krijojmë një lidhje të drejtperdrejtë midis dy hallkave kryesore: punëdhënësve dhe punëmarrësve.
Ju ftojmë të ndërtoni të ardhmen tuaj, duke na ndihmuar të gjithëve të jetojmë në një Shqipëri më të zhvilluar dhe demokratike.
Mirëserdhët në Faqen tonë!
Fondacioni Mjaft
Antuen Skënderi
|