Reklama
Mirëseardhje
Misioni ynë


Nevoja për këtë Inisiativë


Tregu i punës dhe treguesit e punësimit, ndonëse në nivele modeste, u karakterizuan nga zhvillime pozitive gjatë vitit 2005, duke reflektuar ecurinë e mirë të ekonomisë gjatë kësaj periudhe. Numri i të punësuarve gjatë vitit 2005 u rrit mesatarisht me 8 mijë vetë në krahasim me mesataren e një viti më parë. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikës, numri i të punësuarve ishte 931 mijë në tremujorin e tretë të vitit 2005, duke shënuar një rritje prej 1.5 për qind në krahasim me fillimin e vitit.

Të punësuarit në sektorin privat jobuqësor vazhduan të shënojnë rritje, e shoqëruar kjo edhe nga rritja e punësimit në sektorin e bujqësisë përgjatë vitit 2005. Ndërkohë, rritje ka shënuar edhe numri i të punësuarve në sektorin shtetëror. Struktura e punësimit sipas sektorëve të ekonomisë nuk ka pësuar ndryshime të ndjeshme gjatë vitit 2005. Peshën kryesore vazhdon ta zërë sektori bujqësor, i cili punëson rreth 58 për qind të totalit të të punësuarve në të gjithë ekonominë.

Bazuar në të dhënat e Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Mundësive të Barabarta për vitin 2005, një e katërta e të punësuarve në ekonominë shqiptare në total janë të punësuar në rrethin e Tiranës. Rrethet që kanë dhe numrin më të vogël të të punësuarve janë Kukësi, Gjirokasta dhe Vlora, përafërsisht vetëm 10 për qind të të punësuarve në total.

Treguesit e tregut të punës (në mijë vetë)

Pas një tendence të gjatë rënëse, viti 2005 regjistroi një rritje të forcës së aftë për punë, e shkaktuar nga rritja e numrit të të punësuarve në sektorët privatë të ekonomisë. Numri i të papunëve, sipas informacionit të marrë nga Ministria e Çështjeve Sociale dhe e Shanseve të Barabarta, në vitin 2005 u ul me 2.4 për qind nga viti 2004.  Norma e papunësisë e matur si raporti i numrit të të papunëve ndaj forcës së aftë për punë, ka ardhur në rënie nga tremujori në tremujor. Kjo tregon se gjithnjë e më pak njerëz regjistrohen si punëkërkues të papunë. Sipas rajoneve të vendit, norma më e lartë e papunësisë është në rrethin e Kukësit, 34 për qind dhe më e ulët në Tiranë, vetëm 8.4 për qind. Problem shqetësues në tregun e punës është fakti që papunësia afatgjatë përbën 83 për qind të të papunëve në total.

Papunësia ndihet më shumë në grupmoshat 35-45 vjeç, e cila është dhe grupmosha më e vështirë për të gjetur një punë të re dhe për t’u përshtatur me kushtet e tregut. Më shumë se gjysma e të papunëve janë me arsim tetëvjeçar.

Grafik II.13. Përqindja e papunësisë.

Papunësia në vite


Vendet e Europës Juglindore (viti 2005)




Burimi: INSTAT, Konjuktura; Komisioni Evropian, Parashikimet Ekonomike, Vjeshtë 2005; të dhëna kombëtare.

Informacioni që disponojmë në lidhje me pagat është i varfër dhe mbulon vetëm të dhënat mbi pagat në sektorin shtetëror. Kjo e fundit ka ardhur në rritje gjatë vitit 2005 dhe në fund të tremujorit të tretë shënon 27 179 lekë (paga mesatare), përafërsisht një rritje prej 2 200 lekësh nga tremujori i tretë i vitit 2004. Kjo rritje është ndikuar nga rritja e pagave në sektorët e shëndetësisë dhe të arsimit, gjatë pjesës së parë të vitit dhe në disa kategori ushtarakësh, kryesisht në pjesën e dytë të vitit. Rritja e pagës shtetërore është ndikuar dhe nga rritja e pagës minimale me 1 mijë lekë, gjatë tremujorit të tretë të vitit.

Shkarko këtu: Tregu Aktual i Punës

 

Development Market Place - WorldBank
Mbështetur nga :
Banka Botërore  
Levizja MJAFT!  
Mjaft Foundation  
Banka Boterore Mjaft Mjaft Foundation