Suksesi
 Reklama
Si të krijosh firmën
Si të fitosh një punë
Suksesi në dorën tënde


Si të ndërtosh firmën tënde. Taktika për suksesin e emrit tënd.


Çfarë është ajo që kompanitë e sukseshme kanë masterizuar dhe që të tërë
njerzit që duan të arrijnë suksesin dëshirojnë? Çkanë kompani si Coca Cola, Microsoft, Disney që të tjerët përpiqen të arrijnë? Çfarë bën që konsumatorët të blejnë një produkt të vecantë dhe jo një tjeter, ose që dikush ëndërron të punësohet në një kompani të njohur dhe më emër të konsiliduar? Përgjigjja është marketingu dhe më specifikisht fuqia e firmes. Dhe firma nuk identifikohet vetëm me produktet e saj.

Firma mund të përshkruhet në shumë mënyra por më përkufizuesja është premtimi mbi vlerën e produktit, një shpërndarje e sukseshme dhe një cilësi konkuruese. Firma eshte nje produkt unik që të lejon të krijosh imazhin tënd, i cili do të influencojë rezultatet që i përshtaten këtij imazhi.

Firma është thelbësore për zhvillimin e karrierës sepse firma përkufizon se çfarë ti je për të tjerët. Reputacioni yt, është të ndertosh një emër për veten tënde, të tregosh se sa i vecantë nga të tjerët ti je si dhe përshkruan vlerat shtesë që ti mund të sjellësh në një situatë të caktuar.
Shumë nga njerëzit që kërkojnë të punësohen nuk janë aktivë  në formimin dhe
zhvillimin e karrierës duke lënë që veprimet e tyre të flasin vetë, qoftë edhe kur kërkojnë ngritje në detyrë. Pikerisht tani është koha që të fillosh të zotërosh disa teknika fillestare që do të të ndihmojnë në ndërtimin e firmës tënde. Kjo do të sjellë një vlerësim më të madh të aftësive të tua nga të tjerët.
Ne do ju ofrojmë 5 teknika për ndertimin dhe forcimin e karrieres tuaj.

Fito experience /Gjurmo fitoren.

Ndërtimi i karrierës tuaj fillon me analizën e sukseseve tuaja të mëparshme dhe me fitimin e eksperiencave të reja strategjike. Suksest e tua janë baza e karrierës të firmës tënde. Përpara se të fillosh kërkimin për pune të re planifiko dhe fokusohu se çfarë ti dësheron që firma jote të pasqyrojë. Zhvillo një strategji për të rritur eksperiencat në fushat që ti mendon se firma jote është e dobët.
Kështu përvec punës tënde kërko projekte sfiduese që të ndërtosh një karriere të qëndrueshme dhe atraktive për firmën tënde. Konsidero konsultimin, bëhu vullnetar që të fitosh ekperiencë, bëhu pjese aktive e shoqerisë.

Përfundo arsimimin, bëj trainime të mëtejshme.

Arsimimi është i domosdoshëm për ndërtimin e karrierës por që të rritesh profesionalisht duhet të investosh vazhdimisht me arsim shtesë, kurse trainimi dhe çertifikata të ndryshme. Sigurisht që kjo kërkon kohë dhe shpenzime por mundohu të gjesh një rrugë të përshtatshme që të arrish këto sepse do të jenë të dobishme për rritjen tuaj profesionale.Nëqoftëse nuk je i sigurt se të duhet më tepër arsimim gjej dikë që është i specializuar në fushën tënde dhe kërko këshilla të specializuara.

Promovo veten.

Ti mund të zoterosh një firmë të arrirë  por nëse askush nuk e di këtë atëherëështë e pamundur të jesh i suksesshëm në karrierën tënde. Askush më shumë se ti nuk ka arsye të promovojë firmën tënde, vetëm ti mund të ndihmosh veten. Bëj kujdes në mënyrën se si promovon veten, gabimet janë të pranueshme,
por është më mirë të jesh aktiv se i padukshëm. Metoda më klasike e promovimit të vetes është resumeja jote personale; pra fillo nga kjo duke rreshtuar sukseset e tua kryesore, aftësitë dhe arsimimin.
Asnjeherë mos harro të promovosh firmën tënde në punën tuaj. Shpesh të punësuarit kujtojnë se shefat e tyre janë në dijeni të sukseseve të tyre  por kjo s’ndodh gjithmonë, gjej mënyra adapte për të bërë që të tjerët të dinë ose të njihen me sukseset e tua.

Behu ekspert.

Asgjë nuk krijon më shumë kredibilitet në karrierë dhe në firmën tënde më shumë se të qenit ekspert në fushën tuaj. Fillo duke shkruar artikuj që vënë në dukje njohuritë e tua. Ideale do të ishte nëqoftëse do të mundeshin që të beheshin publike. Konsidero dhe publikimin me financat e tua. Kërko konferenca ose mbledheje që të mund të japësh fjalime dhe prezantime të ndryshme. Luaj për cmime dhe njohje të cilësive në mënyrë formale sepse do të ndihmojnë të etiketohesh si eksper . Bëj të mundur të japesh qëndrimet e tua duke iu ofruar gazetarëve dhe reporterëve idetë dhe ku ti bazohesh për sistemin tënd të menduarit. Konsidero të ndërtosh ëebsitin tënd ku të mund të publikosh  artikujt dhe fjalimet e tua.

Nderto Marredhenie.

Asgjë në marketing s’është më e rëndësishme se promovimi që quhet shprehimor, fjalë që kalojnë nga dikush te dikush tjetër që ndryshe përcaktohet se çfarë njerëzit thonë për ty. Asgjë s’është më e rendësishme në ndërtimin e karrierës tënde se fjalët që thonë  për ty shokët e tu, kolegët, klientët dhe ish shefët e tu për punën,  personalitetin dhe arritjet e tua. Të kesh kontakte të forta do të thotë se je në zhvillim e sipër të marrdhënieve të tua kjo të ndihmon të krijosh kontakte të reja. Njërzit që zotërojnë një biznes të sukseshëm nuk pushojnë së punuari për ndërtimin e kontakteve të reja, ata janë gjithmonë në punë e siper. Kërko për organizata profesionale sepse numri i këtyre komuniteteve është në rritje konstante.

Mendimi Final.

Në momentin që e ke identifikuar dhe ndërtuar firmën tënde kujto se duhet të vazhdosh të jesh i palodhshëm për ta forcuar më tej dhe për ta mbrojtur atë. Gjithmonë do të përballesh me rivalë që presin të zënë hapsirën tënde. Prandaj kohë pas kohe rigjenero forcat dhe mendimet që të bësh të mundur prezencën tënde aty ku ti dëshiron.



Development Market Place - WorldBank
Mbështetur nga :
Banka Botërore  
Levizja MJAFT!  
Mjaft Foundation  
Banka Boterore Mjaft Mjaft Foundation