Strategjia si të fitosh një punë.
Përpjekjet që ke bërë deri tani për të filluar një punë që i përshtatet kualifikimit dhe interesave të tua kenë dështuar. Të manovrosh në tregun e punës është e vështirë. Pyetja që lind është çfarë tjetër mund të bësh më tepër për të gjetur punën që dëshiron. Sa më të larmishme të jenë kërkimet e tua aq më shumë mundesi ka që kërkimi yt të funksionojë.Ne do tu tregojmë disa taktika se si të jesh në gjendje të bësh kërkimin e sakte.
Kërkim për organizatat profesinale në fushën tënde.
Organizatat kombëtare, rajonale dhe lokale, ekzistojnë për një qëllim të caktuar, të ndihmojnë anëtarët e tyre në zhvillimin e karrierës. Shumë organizata publikojnë në listen e tyre të punësimit në websitet perkatëse vënde pune të fushave të ndryshme. Vizito websitet e kompanive dhe organizatave të mdryshme.Vëndet e hapura të punës publikohen në ëebsitet e kompanive shpesh në faqen që i kushtohet punësimit dhe mundësive të karrierës. Apliko direkt në organizatat për të cilat je i interesuar. Nga momenti që ti zotëron këtë njohuri formulo një letër të mirë motivimi dhe resumenë tënde dhe dërgoji direkt në burimet njerëzore të kompanisë.Akoma më mirë do të ishte të gjeje një person kontakti që ka pozicion vendimmarrës për fushën e caktuar që ti interesohesh. Të arrish këtë s’është e lehtë prandaj duhet të bësh kërkime dhe të shfrytezosh në maksimun kontaktet që mund të kesh për të arritur këtë.
Vazhdo të krijosh lidhje.
Përgjithësisht mënyra më efektive për të gjetur punën që dëshiron është të
flasësh me njerzit, kështu ti mund të mësosh për pozicione që nuk janë publikuar apo për kontakte të vecanta që ata mund të kenë me personat në këto kompani. Bëji të ditur të gjithë të njohurve të tu që ti je në kërkim të një pune si dhe shpejgo se cfare ti dëshiron të bësh. Nëqoftëse është një organizatë profesionale në fushën tënde bëhu anëtar i saj, bëhu pjesë e eventeve, mbledhjeve në mënyrë që të hysh në kontakt me njerëz që mund të interesojnë për të ardhmen tënde profesionale. Fol sa më shumë me njerëz të specializuar si profesorët në universitetin tënd të cilët mund të të ndihmojnë në kërkimin që po bën.
Merr pjesë në organizime punësimi.
Praktika të tilla si organizimet e ndryshme që kompanitë bëjnë sidomos në
qytete të mëdha duhet të të zgjojnë interes, përpiqu të bëhesh pjesë e tyre. Universitet shpesh praktikojnë këtë mundësi për studentet e tyre, ky është edhe qëllimi i organizatës tonë që në bashkëpunim me institucine të tjera të krijojmë një mundësi më tepër për personat e interesuar duke adoptuar mënyra alternative të cilat kanë treguar se funksionojnë edhe në shoqëri të tjera me zhvillim më të avancuar se i yni. Kjo rrugë bën të mundur që punëdhënësi të vijë tek ti prandaj ji prezent kur kjo të ndodhi.
Konsidero bashkëpunimin.
Shpesh duke bashkëpunuar ose duke bere periudhen e stazhit të një kompanie
mund të krijohet hapësira që të punësohesh në një pozicon permanent që hapet
gjatë kohës qe ti je aty duke treguar çka di të bësh. Aftësitë e tua do të vlerësohen nga ata punëdhënës që kërkojnë produktivitet. Por edhe nëqoftëse kjo s’ndodh ti do të arrish të krijosh një ide për sistemin e punës në këtë kompani, kjo do të jetë e vlefshme për të ardhmen tënde.Sa me e larmishme të jetë metoda e kërkimit të punës aq më shumë mundesi do të krijohen për të gjetur punën e dëshiruar.
|