Suksesi
 Reklama
Si të krijosh firmën
Si të fitosh një punë
Suksesi në dorën tënde


Suksesi i karrierës është në duart e tua.


Ke kohë që pret suksesin në karrierën tënde? Beson se po të vazhdosh të përpiqesh suksesi i karrierës tënde do të vi herët a vonë? Kur flasim për karrierë është shumë më mirë të harxhosh energji duke punuar se sa duke pritur që suksesi të vijë vetë, në këtë formë ti po humb kohë të cmuar duke qenë në pritje.

Cilat janë cilesitë e njerëzve të sukseshëm ?

Ata besojne ne veten e tyre, kanë konfidencë në aftësitë e tyre profesionale. Në vend që të vlerësojmë këtë sjellje, ndonjëherë ne supozojmë se duhet të kesh njohje, kontakte familjare që të arrish suksesin lehtësisht. Ne nuk shohim përpjekjet e tyre shohim vetëm arritjet e tyre dhe duam çfarë ata kanë në mënyrë të menjëhershme. Suksesi në karrierë s’është vetëm për fatlumët. Është për ata që duan dhe
punojnë për ta arritur. Në tërë këtë proçes nuk ka njdonjë mister, ndiq disa hapa që edhe ti të jesh i suksesshem. Mos u dorëzo nga ëndra jote që suksesi të zgjasë.

Si të arrish suksesin tënd në karrierë?

1. Beso se ke për t’ia dalë. Besimi në vete është i një rëndësie të vecantë dhe ndonjëherë një faktor që nuk i jepet rëndësia e duhur, duhet të besosh që suksesi varet nga ty dhe s’është e pamundur që të ndodhë. Nëqoftëse ti s’e beson atëherë askush tjetër s’do besojë që ky sukses i yti është i mundur. Atyre që iu realizohen ëndrat janë ata që besojnë në qëllimet e tyre. Besimi vjen nga brendësia jote. Ti thjesht duhet ta vësh në pah që ky besim të dalë në dukje.

2. Bazohu në fakte që të mbështesin imazhin që ti ke projektuar për veten. Kjo do ta bëjë  më lehtë situatën që ti të fillosh të veprosh. Gjëja me konkrete që munt të bësh është të investosh mbi trainime.

3. Përkushtohu në emër të suksesit tënd. Njerëzit e suksesshëm thonë, do të përpiqem, një ditë do ta bëj, dhe ka dicka shumë të fuqishme në këtë betim të tyre.

4. Formulo një plan. Në momentin që je përkushtuar strukturo se si të bësh të mundur suksesin tënd. Bëj një listë të gjërave që duhet të bësh, menaxho prioritet e tua dhe thuaj po të gjitha situatave që do të të çojnë më afër suksesit. Elemino shpërqëndrimin dhe përdor planin tënd që të kthehesh në vijën e duhur.

5 Çfardo që të ndodhë, vepro! Do të ketë ditë kur s’do të kesh piken e dëshirës për të punuar dhe s’do të besosh se sa mundim dhe energji po shpenzon për të arritur qëllimin. Udhëtimi yt do të jetë i mbushur me ulje ngritje. Suksesi vjen tek ata që vazhdojnë të levizin. Është e pranueshme të kesh dyshime, vazhdo të veprosh, hidh një hap çfarëdo që të ndodhë. Hapat e vegjël do të të çojnë drejt ëndrës së madhe.



Development Market Place - WorldBank
Mbështetur nga :
Banka Botërore  
Levizja MJAFT!  
Mjaft Foundation  
Banka Boterore Mjaft Mjaft Foundation