Të tjera
 Reklama
Rëndesia e Rrjetit
Si të Impresiononi
Eksperienca
Letër Rekomandimi
Letër Falenderimi


Informacion për letrën e falenderimit.


Librat e karrieres këshillojnë ata njerez që kërkojnë të punësohen të dërgojnë letrën e falenderimit pas intervistes së tyre por a e praktikojnë të tërë këtë ? Vetëm 5 % e atyre që kërkojnë një punë kryejnë  këtë ritual të thjeshtë por të rëndësishëm.Është koha që ti përgjigjemi disa prej pyetjeve rreth letrës se falenderimit.

Ndoshta lë pershtypje si të një situate të dëshperuar të letërshkruesit?

Jo ,është shumë e rrallë që nje letër falenderimi mos shkaktojë kënaqësi shumë e konsiderojnë si një gjest miresjellje, një mënyrë për tu dalluar nga të tjerët, një provë që vërtet je i interesuar për pozicionin, një rrugë për të bërë të mundur që emri yt të jetë përpara të interesuarve të tjerë. A do të ndihmonte letra e punës për të fituar vëndin e punës? Në shumicën e rasteve ndoshta jo, por edhe mundet? Përse mos ta provosh?

Duhet të jetë e shtypur apo e shkruar me dorë?

Studimet kanë treguar se nuk ka fort rendesi, e rëndësishme  është që të shkruash një të tillë. Përshtate letrën me kulturën dhe mentalitetin e kompanisë dhe me marrëdhenien që ti ke krijuar me personin që të intervistoi. Nëqoftëse mendon se kompania dëshiron një letër formale bisnesi atëherë atë dergo. Nëqoftëse është e kundërta dhe mendon se duhet një letër më personale atëherë shkruaje me dorë dhe dërgoje.

PO nje e-mail falenderimi ?

Ekspertët e karrierës nuk bien dakort rreth çështejes së e-mailit por gjithsesi cfarë duhet të të drejtojë është kultura e kompanisë përkatëse. Nëqoftëse punonjësit e asaj kompanie përdorin shumë e-mailin atehere kjo mënyrë mund të jetë e përshtatshme. Gjithashtu është një rrugë e shpejtë sidomos kur je në dijeni të vendimit që do të merret. Megjithëse e-maili mund ti përshtatet kulturës së kompanisë mbetet një ide e mirë dergimi i një letre të shkruar.  

Sa rëndësi i vihet gabimeve gramatikore dhe ortografike?

Ka pasur nga ata kandidatë që ishin shumë afër punësimit të tyre dhe dërgimi i një letre të shkruar keq, me gabime ortografike ose gramatikore iu ka hequr mundësinë për t’u punësuar. Aftësia për të shkruar mirë është shumë e rëndësishme në shumicën e pozicioneve, punëdhënësit s’duan të kenë të bëjnë me njerëz që duhet ti mësojnë se si të shkruajnë. Hidhi një sy të dytë përpara se ta dërgosh letrën.

Nëqoftëse intervistohem nga shumë njerëz duhet ti dergoj secilit një letër falenderimi?

Kjo do të ishte më e mira. Mund të bësh një letër që të ketë esencialisht një përmbajtje por të vecojnë nga njëra tjetra në një a dy fjali që të paraqitet si një letër që i dërgohet një individi të caktuar.

Pas sa kohe që intervistohem duhet të dërgoj letrën e falenderimit?

Rregulli është ta dergosh ne 24 orët e para pas intervistës.

Duhet ta dërgoj edhe kur e  di që vendimi do të merret përpara se letra ime të arrijë në destinacion ?

Fjala kyc është posta. Gjej një rrugë më të shpejtë email, faks ose ta çosh vetë, nëqoftëse intervista ishte lokale atëhere ta cosh vetë do të krijojë një përshtypje mbreslënëse.    

Çfarë duhet të bëj nëqoftëse marr ofertën e punës përpara se ta dërgoj letrën  e falenderimit?

Dërgoje sido që të jetë dhe falendero punëdhënësin për intervistën dhe ofertën. Letra juaj ose pranon ose mund të refuzojë ofertën. Letra juaj e pranimit mund të shprehë  termat e punës  për të cilat ju ratë dakort, paga, shperblimet, ditët e pushimeve etj.

Ka ndonje mënyrë qe të krijoj  impresionin  më të mirë të mundur me letren e falenderimit ?

Gjej mënyrën ta personalizosh, në mënyrë që të zgjosh interesin e tij.


Development Market Place - WorldBank
Mbështetur nga :
Banka Botërore  
Levizja MJAFT!  
Mjaft Foundation  
Banka Boterore Mjaft Mjaft Foundation