Si te impresiononi nje punedhenes te ardhshem
Bej pyetje qe do te tregojne entuziazmin tuaj, ashtu si dhe aftesite dhe deshiren tuaj:
1) Per cfare eshte duke punuar skuadra per momentin?
2 ) A mund te takohem me skuadren?
3 ) A mund te hedh nje sy verdalle?
4 ) Cilat jane strategjite tuaja per rritje te metejshme?
5 ) Sa shpejt doni qe punonjesi juaj te jete prezent ne vendin e punes?
6 ) Nqs do te kishte nje arritje qe do te donit te shihnit te arrihet nga ky rol, cila do te ishte kjo arritje?
7 ) A mund te me thoni se cfare e beri te suksesshem personin e fundit qe kishet kete rol?
8 ) Cilat jane ndryshimet dhe permiresimet e menjehershme qe i duhen bere ketij vendi pune?
9 ) Cfare ndryshimesh deshironi te shikoni ne performimin e kesaj pune?
10) A jeni ne gjendje te me siguroni ndonje procedure suplementare, literature, ose ndonje material shtese per tu pergatitur per diten time te pare te punes?
Si te impresiononi
Kater punedhenes nga industri te ndryshme na thone se cfare lloj aftesish per kompanine duhet te tregojne kandidatet ne menyre qe te terheqin vemendjen e tyre.
Punedhenesit pretendojne qe cdo njeri qe aplikon per vend pune ne kompanine e tyre te kete eksploruar websitin e tyre. Nga kjo pune ne do te donim qe ata te kishin marre informacionet baze mbi cfare eshte e rendeishsme per kompanine tone. Gjithashtu ata duhet te kene marre disa informacione te pergjithshme per kompanine, zhvillimin e punes tone, si dhe kur jemi krijuar.
Pervec gjithe kesaj, kandidatet qe dalin nga turma jane ata qe do te kene kuptuar cilet jane faktoret me relevant qe ndikojne kompanine tone per momentin. Te kesh njohuri mbi klientet e kompanise dhe mbi gamen e sherbimeve qe ajo ofron, siguron nje prezantim te mire te vetvetes.
Ne menyre te pergjithshme informacionet qe kandidatet do te duhet te dine jane:
- Nje histori e shkurter mbi kompanine- bashkepunetoret, blerjet e tyre, rritjen etj
- Produktet dhe sherbimet tona
- Madhesine tone, ne terma punetoresh dhe anes financiare
- Cdo njoftim neper gazeta per spekullime apo raporte
- Dicka mbi kulturen e kompanise sone
- Konkurrentet tane me te medhenj
Nese kandidati do te kete marre mundimit te kete kerkuar mbi kompanine tone, dhe te kete gjetur dicka qe ne e dime se nuk eshte e thjeshte per tu gjetur, atehere pa dyshim qe ai do te vecohet nga masa.
Gjithashtu ky fakt tregon iniciave, terheqje dhe deshiren per te dale e per te kerkuar, ne vend qe te mjaftohet me informacione te gatshme. Ne te njejten kohe gjetje e nje materiali mbi kompanine do te kete qene nje selektim vetjak i kandidatit- nqs atyre nuk u ka pelqyer cfare kane zbuluar, ata do te kishin hequr dore me pare nga aplikimi per vendin e punes.
Pse te kerkosh?
Nje kompani do te dije nese kandidati eshte i interesuar ne marrjen e punes apo ata jane thjesht te interesuar ne te paturit e nje pune. Nese ata vene re se eshte bere nje kerkim paraprak, kjo do te tregoje qe kandidati eshte i interesuar ne menyre specifike per kete pune kompanine perkatese.
Per te permbledhur
Cfare presin punedhenesit qe ju te dini:
1) Cfare produktesh apo sherbimesh ofrojne ata?
2 ) Cilet jane konkurentet kryesor?
3) Cilat veprime te kompanise apo evenimente te pranishme ne ate moment jane me interesante per firmen?
4) Cili eshte misioni i kompanise, vizioni dhe vlerat?
Ju keni 10 min per te impresionuar
Pas sa kohesh merret nje vendim?
Ne nje prej anketimeve 780 menaxhere, drejtore financash dhe drejtore te pergjithshem, per pyetjen “ se sa kohe u duhet per te vendosur nese personi qe eshte perballe jush ia vlen te merret?”, ata thane:
Totali Anglia Franca Belgjika Hollanda Gjermania
Me pak se 1min 1% 1% - 1% - -
1-10 min 17% 32% 6% 16% 17% 18%
11-20 min 21% 24% 16% 30% 19% 14%
21-30 min 20% 16% 14% 20% 20% 25%
31-40 min 7% 3% 8% 6% 13% 5%
41-50 min 10% 5% 17% 10% 12% 10%
51-100 min 7% 6% 30% 13% 17% 23%
Me shume se 100 min 2% 3% 4% 1% 1% 3%
DK/ NA 15% 10% 5% 3% 1% 2%
Mesatarja (ne min) 32.7 22.8 42.2 31.7 31.7 37.4
|