Kujt t’i drejtohemi për një Letër Rekomandimi?
Përpiquni të merrni një letër rekomandimi nga punëdhënësit e mëparshem, nqs e dini që ata do t’ju japin vlerësime positive. Për shembull
• Zv.Presidentit
• Menaxherit |
• Supervizorit
• Nëpunësit |
• Bashkëpunëtorëve
• Klientëve |
Natyrisht, punëdhënësit tuaj aktual e kuptojnë që ju keni zgjedhur referencat më të mira për të treguar, por gjithsesi ata janë të interesuar për çdo vlerësim pozitiv që ju behët.
Nëqoftëse keni pak ose aspak eksperiencë pune, zgjidhni personat më të favorshëm për t’ju shkruar një letër rekomandimi. Do të rekomandoheshin profesionistë që ju njohin mirë.
• Profesorë
• Mësues |
• Doktorë
• Avokatë |
• Ministra
• Drejtues |
Parimi kryesor i formimit të kontakteve është shkëmbimi (dhënia dhe marrja). Prandaj para se të bësh telefonatën apo kontaktin e parë, konsidero çfarë mund ti ofrosh personit tjetër, kjo mund te jetë diçka shumë e thjeshtë, qoftë dhe ndonjë ndihmë modeste që nuk na kushton asgjë në jetën e perditshme.
Mos ki frikë të kërkosh ndihmë. Por kjo gjë preferohet të evitohet në kontaktin e parë, sepse takimi i parë është me tepër për të parë avantazhet që mund të kenë palët nga lidhja/bashkëpunimi që mund te lindë. Megjithëse shumë njerëzve u pëlqen të ndihmojnë të tjerët, ata duhet të vihen në dijeni për atë që mund të keni nevojë. Dhe mbasi ta keni bërë një gjë të tillë, mos harroni asnjëherë TË FALËNDERONI, apo nëqoftëse mundeni, të ofroni ndihmën tuaj si shpërblim.
Të jesh aktiv në komunitetin tënd është një mënyrë shumë e mirë për të ngritur rrjetin tuaj. Fillimi si vullnetarë mund të nxjerrë në pah personalitetin dhe aftesitë tuaja, të cilat nesër mund të referohen tek njerëz me rëndësi brenda ose jashtë këtij rrjeti.
Është e lehtë që pasi të kesh krijuar një rrjet lidhjesh personale t’i lësh gjërat në pasivitet, por si një bimë e re, edhe lidhjet sociale kanë gjithmonë nevojë për kujdes e duhen ushqyer në menyrë të herë-pas-hershme që të lulëzojnë e që të japin fryte. Në rastin tonë një telefonatë, e-mail, apo takim do të ishte ushqimi i duhur.
|