Të tjera
 Reklama
Rëndesia e Rrjetit
Si të Impresiononi
Eksperienca
Letër Rekomandimi
Letër Falenderimi


Rëndësia e Rrjetit

Krijimi i rrjetit është një veprimtari shumë e rëndësishme, është një art më vete që do të thotë më shumë sesa thjesht mbledhja e kartave të biznesit. Krijimi i rrjetit të lidhjeve është një aktivitet afatgjatë që  “mbillet sot, dhe korret nesër”.

Përse ngritja e rrjetit është e një rëndësie të tillë? Shumë vende pune të lira nuk arrijnë të publikohen. Këto pozicione shpesh referohen si “treg i fshehtë pune”. Kandidatët dëgjojnë për këto vende pune vetëm nëpërmjet një zinxhiri që lëviz fjalë pas fjale. Sa më lart në hierarki të ngjitesh, aq më i dukshëm bëhet ky fenomen.

Të ndërtosh rrjetin tënd kërkon kohë, prandaj duhet filluar që nga bazat.

Impresionet e para kanë rëndësi: dhënia e dorës me vendosmeri dhe kontakti vizual mund të krijojnë një imazh pozitiv.

Nëqoftëse kontakti i parë bëhet nëpërmjet e-mailit, kujtohuni që përshtypja e parë është njësoj e rëndësishme si në kontaktin e drejtpërdrejtë. Me fjalë të tjera, ji i qartë, konçiz, i ndershëm dhe i sjellshëm. Nëse nuk je i/e sigurt për atë që do të thuash, fillo me çfare mendon se ke të përbashkët me personin të cilit po i drejtohesh.

Nëse mendimi i hyrjes në një dhomë plot me njerëz që nuk i njeh të shqetëson, atëherë relaksohu, dhe zgjidh një mënyrë alternative. Mënyra më e mirë për të krijuar lidhje është nëpërmjet njerëzve që njeh.

Para se të fillosh të shtosh emra në listën tënde të kontakteve, duhet të zgjedhësh një metodë për organizimin sistematik të kontakteve (axhendë elektronike, bllok, etj).

Parimi kryesor i formimit të kontakteve është shkëmbimi (dhënia dhe marrja). Prandaj para se të bësh telefonatën apo kontaktin e parë, konsidero çfarë mund ti ofrosh personit tjetër, kjo mund te jetë diçka shumë e thjeshtë, qoftë dhe ndonjë ndihmë modeste që nuk na kushton asgjë në jetën e perditshme.

Mos ki frikë të kërkosh ndihmë. Por kjo gjë preferohet të evitohet në kontaktin e parë, sepse takimi i parë është me tepër për të parë avantazhet që mund të kenë palët nga lidhja/bashkëpunimi që mund te lindë. Megjithëse shumë njerëzve u pëlqen të ndihmojnë të tjerët, ata duhet të vihen në dijeni për atë që mund të keni nevojë. Dhe mbasi ta keni bërë një gjë të tillë, mos harroni asnjëherë TË FALËNDERONI, apo nëqoftëse mundeni, të ofroni ndihmën tuaj si shpërblim.

Të jesh aktiv në komunitetin tënd është një mënyrë shumë e mirë për të ngritur rrjetin tuaj. Fillimi si vullnetarë mund të nxjerrë në pah personalitetin dhe aftesitë tuaja, të cilat nesër mund të referohen tek njerëz me rëndësi brenda ose jashtë këtij rrjeti.

Është e lehtë që pasi të kesh krijuar një rrjet lidhjesh personale t’i lësh gjërat në pasivitet, por si një bimë e re, edhe lidhjet sociale kanë gjithmonë nevojë për kujdes e duhen ushqyer në menyrë të herë-pas-hershme që të lulëzojnë e që të japin fryte. Në rastin tonë një telefonatë, e-mail, apo takim do të ishte ushqimi i duhur.


Development Market Place - WorldBank
Mbështetur nga :
Banka Botërore  
Levizja MJAFT!  
Mjaft Foundation  
Banka Boterore Mjaft Mjaft Foundation